Njollat me ngjyra si çaji, kafeja ose buzëkuqi mund të jetë e vështirë të hiqen plotësisht në enëlarëse. Ju lutemi shikoni nëse ndonjë nga këshillat më poshtë mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Përzgjidhni programin adekuat
Programi i larjes që e keni zgjedhur mund të mos jetë i përshtatshëm për llojin e enëve që dëshironi të pastroni. Për enë shumë të ndotura, përzgjidhni programin me një tempëraturë më të lartë dhe cikël më të gjatë.
Mos lani enë me sipërfaqe të dëmtuar
Njollat me ngjyra mund të mos lahen tërësisht nëse sipërfaqet e enëve tregojnë shenja të dëmtimit. Mos lani enë të tilla në enëlarëse.
Ruani detergjentin në mënyrën e duhur
Detergjentët pluhur të ruajtur në vende me lagështirë dhe detergjentët e vjetër do të grumbullohen dhe kështu nuk do të treten siç duhet. Mbani detergjentin tuaj në enëlarëse në një enë të mbyllur, pa lagështi dhe larg temperaturave të tepërta.
Mbusheni pajisjen me enë në mënyrën e duhur
Ndoshta po radhitni pjatat tuaja gabimisht ose po e mbingarkoni enëlarësen tuaj. Radhitni pjatat siç duhet dhe kujdesuni që të mos e prekin njëra tjetrën ose pjesët e lëvizshme të enëlarëses.
Për më shumë informacione se si të radhitni enët, konsultoni udhëzuesin tonë.