Lidheni pajisjen tuaj në furnizim me ujë që punon. Nëse enëlarësja juj ende nuk po merr ujë, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Sigurohuni që zorra e zbrazjes të jetë e instaluar siç duhet
Nëse pajisja juaj nuk mund të zbrazë ujin vetë, ajo nuk do të marrë ujë. Kontrolloni pozicionin e zorrës së zbrazjes të lidhur me enëlarësen tuaj. Sigurohuni që është e lidhur me zorrën e nxjerrjes së ujit të paktën 50 cm dhe më së shumti 100 cm mbi tokë.
Shikoni nëse zorra e furnizimit me ujë ose e zbrazjes së ujit janë të lakuara ose të bllokuara
Zorra e furnizimit me ujë dhe e zbrazjes së ujit nuk duhet të jenë të lakuara ose të bllokuara. Kontrolloni dhe zhbllokoni ose drejtoni zorrët nëse është e nevojshme. Zëvendësoni zorrët që rrjedhin, janë të shpuara ose të ndryshkura.
Shikoni nëse filtri është i ndotur ose i bllokuar
Enëlarësja juaj posedon një filtër kullimi që duhet të pastrohet. Hiqeni filtrin e kullimit të enëlarëses dhe kontrolloni për mbeturina të ushqimit.
Tërhiqeni raftin e fundit për të arritur tek filtri. Hiqeni filtrin nga fundi i enëlarëses dhe lajeni nën vrushkull uji. Përsëriteni këtë proces rregullisht për zbrazjen e duhur të ujit dhe për të parandaluar erërat e këqia.
Shumica e enëlarëseve Beko dishëashers posedojnë filtrin EverClean™. Ky opsion përdor një sistem të posaçëm të spërkatjes që pastron filtrin e zbrazjes së ujit nga brenda. Falë teknologjisë EverClean™ Filter, enëlarësja juaj Beko do të ketë nevojë katër herë më pak për pastrimin e filtrit.
Kontrolloni nëse dera është e mbyllur mirë
Nëse enëlarësja juaj zbulon se dera është e hapur, nuk do të ndizet. Mbylleni derën e pajisjes mirë derisa të dëgjoni tingullin e mbylljes. Nëse nuk mbyllet, kontrolloni mos është e thyer ose e plasaritur. Nëse është prishur shuli i derës, kontaktoni servisin e autorizuar.
Kini parasysh problemet teknike
Nëse problemi vazhdon, kontrolloni elementin e ngrohjes ose termostatin. Nëse dyshoni se ky mund të jetë broblemi, kontaktoni servisin e autorizuar.