Ju duhet më shumë mbështetje?
Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.
Ju duhet pak frymëzim?
Frizëtfrigoriferët e stilit amerikan Si të vendosni rrobalarësen Receta Eat Like A Pro (Hani si një profesionist)Nuk u gjetën në rezultate!
Çdo gjë që duhet të dini rreth
Më duhet ndihmë për
Çdo tharëse rrobash ka një filtër garze që duhet të pastrohet pas çdo cikli të tharjes.
Varësisht nga modeli i pajisjes tuaj, do të ketë një filtër shtesë që quhet sirtari i filtrit (tharëset me pompa të nxehtësisë) ose kondensatori (tharëset me kondensatorë). Këta filtra duhet të pastrohen periodikisht ose kur ndizet simboli paralajmërues për pastrimin e sirtarit të filtrit (nëse është i disponueshëm).
Për më shumë këshilla rreth pastrimit të rrobave, lexoni udhëzuesin tonë se si të pastroni tharësen dhe filtrat e saj.
Tharësja juaj e rrobave duhet të qëndrojë në një sipërfaqe të nivelizuar dhe të ekuilibruar në këmbët e veta për të funksionuar siç duhet. Këkundeni pajisjen nga njëra anë në tjetrën ose para mbrapa. Nëse lëkundet shumë, dyshemeja juaj mund të mos jetë e rrafshët ose mund të keni problem me përshtatjen e këmbëve të pajisjes. Përdorni një nivelizues për të kontrolluar ekuilibrin e pajisjes.
Për të rregulluar këmbët, rrotulloni bulonat nën pajisje. Çlironi bulonat dhe rrotulloni në drejtim të akrepave të orës ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës, derisa të qëndrojnë në nivel të rrafshët me dyshemenë. Shtrëngoni të gjitha këmbët përsëri me dorë.
Është normale që pompa e nxehtësisë së tharëses së rrobave të bëjë një zhurmë metalike vibruese. Kompresori i pompës bën një zhurmë metalike derisa është në funksion. Kjo nuk është prishje.
Nëse dëgjoni një zhurmë që ngjanë më shumë si gërvishtëse, kontrolloni daullen për ndonjë gjësend të mbetur në të dhe hiqeni.
Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.
Nëse pajisja juaj është e re dhe nëse nuk e keni përdorur për një kohë të gjatë, është normale që të dëgjoni një zhurmë gjëmuese për disa minuta.
Nëse tingulli është i lartë dhe i vazhdueshëm, rrotulluesit që ndihmojnë në kthimin e daulles mund të jenë të konsumuara. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi ose nëse pajisja nuk po funksionon normalisht gjatë lëshimit të kësaj zhurme, kontaktoni servisin e autorizuar.
Nëse dëshironi që cikli i tharjes të përfundojë më vonë, mund të vononi startin ose të cilësoni përfundimin në programin e përzgjedhur (varësisht nga modeli i pajisjes tuaj). Kjo është posaçërisht e dobishme nëse shpenzimet e rrymës ose të ujit janë më të ulëta gjatë një kohe të caktuar të ditës.
Për të cilësuar programin e vonuar, mbusheni tharësen me rroba dhe përzgjidhni programin bashkë me funksionet shtesë që ju duhen. Shtypni butonin End Duration/End Time (cilido që gjendet në panelin e kontrollit). Tani mund të cilësoni kohën kur dëshironi të përfundojë procesi i tharjes dhe startojeni tharësen si zakonisht. Mund të anuloni funksionin e vonesës duke e ndezur dhe fikur pajisjen.
Për tharëset e rrobave Beko me butonat Delayed Start (start i vonuar) në panelet e tyre, mund të cilësoni vonesën në fillimin e programit. Mbusheni tharësen dhe përzgjidhni programin dhe funksionet shtesë si zakonisht. Cilësoni kohën e fillimit duke shtypur butonin Delayed Start (ose butonat Delayed Start + ose -, nëse ekzistojnë). Tani mund të startoni tharësen tuaj. Nëse dëshironi të anuloni kohën e cilësuar dhe të startoni tharjen menjëherë, shtypni butonin start dhe zvogëloni kohën e mbetur deri në 0. Duke shtypur butonin start përsëri, programi do të fillojë si zakonisht.
Nëse paneli ka butonin Time Delay me numrat 3, 6 dhe 9,kjo do të thotë se mund të cilësoni kur dëshironi të fillojë procesi i tharjes përsëri. Vonesa pre 3-orëve përzgjidhet nëse butoni shtypet njëherë. Nëse shtypni butonin përsëri, do të përzgjidhet vonesa prej 6 orësh. Nëse e shtypni butonin edhe një herë më shumë, programi do të fillojë për 9 orë. Nëse butonin Time Delay e shtypni edhe njëherë, funksioni vonesë do të anulohet.
Pas përzgjedhjes së vonesës, mund të shtypni butonin start dhe programi do të fillojë pas vonesës së cilësuar.
Për më shumë informacione, konsultoni udhëzimin tonë për programet dhe opsionet e tharëses së rrobave Beko.
Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.
+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushimGjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.