Etiketat e energjisë ofrojnë shumë informacione të vlefshme rreth produktit. Le të shikojmë më për së afërmi çfarë informacionesh gjenden aty dhe çfarë domethënie kanë.
Çfarë është etiketa e energjisë së BE-së?
Etiketat e energjisë së BE-së janë një sistem i standardizuar i vlerësimit të efikasitetit të energjisë të aprovuar nga Bashkimi Evropian për shumicën e pajisjeve shtëpiake. Etiketa e parë e energjisë u paraqit në pajisje në vitin 1994. Që atëherë, gjithnjë e më shumë kategori të pajisjeve janë inkuadruar në Rregulloren e Energjisë së BE-së dhe etiketat janë përditësuar disa herë.
Qëllimi kryesor i etiketave të energjisë së BE-së është që në mënyrë kolektive të ulin konsumin e energjisë së pajisjeve shtëpiake në Evropë duke bërë këto dy gjëra:
1. Duke i dhënë konsumatorëve një krahasim të qartë të kritereve dhe duke iu ndihmuar që të përzgjedhin produkte më efikase për energjinë, dhe
2. Duke inkurajuar kompanitë që të investojnë në zhvillimin e produkteve edhe më efikase për energjinë.
Etiketat e energjisë përfshijnë informacione të vlefshme rreth pajisjeve siç është konsumi vjetor i energjisë, niveli i zhurmës ose kapaciteti. Këto etiketa të vogla janë si një përmbledhje e të gjitha gjërave që duhet të merrni parasysh kur kërkoni një tharëse të re.
Çfarë informacionesh përmban etiketa e energjisë së tharëses së rrobave?
Ja si duket etiketa e energjisë së BE-së për tharëset e rrobave dhe ja për çfarë shërbejnë simbolet dhe numrat:
Lexoni të zbuloni çfarë domethënie ka çdo vlerësim dhe numër, në më shumë detaje.
01.
Klasa e energjisë (A+++ deri në D)
Tharëset e rrobave kanë një reputacion të keq sa i përket efikasitetit të energjisë.
Shumica e tharëseve të rrobave me kondensator kanë vlerësimin e energjisë B ose C dhe tharëset e rrobave me pompë ngrohëse zakonisht vlerësohen me A+ ose A++. Tharëset ventiluese nuk janë aq efikase sa modelet me kondensator dhe me pompë ngrohëse.
A+++ u prezantua në maj të vitit 2013 dhe tharëset me klasën e energjisë D u hoqën nga tregu në nëntor të po atij viti.
02.
Konsumi vjetor i energjisë (kWh/vit)
Konsumi vjetor i vlerësuar i energjisë gjithashtu është dhënë në etiketat e efikasitetit të energjisë së tharëseve të rrobave. Kjo është bazuar në 160 cikle të ngarkesave të plota të kombinuara dhe të klasifikuara, në programin standard të pambukut. Kjo zbërthehet në 3 tharje në javë.
Shprehitë tuaja individuale të larjes do të bëjnë një ndikim të madh në sasinë aktuale të energjisë të cilët i shfrytëzon tharësja juaj e rrobave. Megjithkëtë, shumëzimi i konsumit vjetor të energjisë së një tharëse rrobash me koston e energjisë elektrike për kWh në rajonin tuaj do t'ju japë një vlerësim të mirë se sa do të kushtojë të përdorni atë pajisje gjatë gjithë vitit.
03.
Lloji i tharëses (me gaz, elektrike, ose elektrike me kondensator)
Tharëset e rrobave vijnë në 3 lloje kryesore: me gaz, elektrike dhe me kondensator.
Modelet me ventilim bartin ajrin e lagësht që paraqitet nga tharja në pjesën e jashtme përmes ventilimit. Tharëset me kondensator, në anën tjetër grumbullojnë lagështinë nga ajri i lagësht në rezervuarin e ujit që duhet të zbrazet. Disa modele kanë zorrë kullimi gjithashtu.
Përveç këtij ndryshimi themelor, lloji i tharëses bën një ndryshim të madh në efikasitetin e tij të energjisë dhe konsumin vjetor të energjisë.
04.
Koha e ciklit për ngarkesë të plotë me rroba të pambukta (min)
Kjo tregon sa kohë nevojitet për të përfunduar një cikël standard i tharjes së rrobave të pambukut. Ky numër do të ishte më i ulët në tharëset me ajër pasi ato shkojnë deri në shkallë më të larta se modelet me kondensatorë. Sidoqoftë, për një kohëzgjatje pak më të gjatë të ciklit, tharëset e kondensatorëve janë më të butë në lavanderi.
05.
Kapaciteti (kg)
Kjo tregon çfarë ngarkese mund të bartë tharësja juaj e rrobave në ciklin e tharjes standarde të rrobave të pambukta. Kapaciteti ndyrshon varësisht nga programi i përzgjedhur.
Konsultoni manualin tuaj të përdorimit për të verifikuar kapacitetin e saktë të çdo programi. Nëse posedoni një pajisje Beko, manualin e përdorimit mund ta shkarkoni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
06.
Nivelet e zhurmës (dB)
Etiketat e efikasitetit të energjisë në tharëset e rrobave gjithashtu ofrojnë informacione për nivelin e zhurmës dhe këto mund të dallojnë prej 40 dB (zhurmë e qetë) deri në 80 dB (cingërimë e telefonit të shtëpisë). Makinat e klasit më të lartë kanë tëndencë të jenë më të qeta pasi që përmbajnë funksione për zvogëlimin e zhurmës si izolimi dhe motorët pa brusha.
07.
Klasi i efikasitetit të kondensimit (A deri në G)
Ky vlerësim tregon se sa lagështi mund të kondensohet dhe mblidhet në tharëse. Vlerësimet më të ulëta nënkuptojnë se një pjesë e ajrit të lagësht lëshohet në ajrin e dhomës.
Lagështia e tepërt është e dëmshme për shëndetin, për të mos përmendur, që siguron një terren për bakteret dhe mykun. Rrit kostot e ngrohjes gjatë dimrit dhe është e keqe për ndërtesat në planin afatgjatë.
Tharëset e rrobave kanë nevojë për mjedise të ajrosura mirë. Sa më e ulët të jetë klasa e efikasitetit të kondensimit, aq më shumë do t'ju duhet për të ajrosur dhomën tuaj të rrobave.
Pse duhet të kujdeseni për efikasitetin e energjisë?
Për dy arsye themelore:
1. Buxhetin tuaj shtëpiak dhe
2. Mjedisin
Është e vërtetë se tharëset me vlerësim më të lartë të energjisë mund të jenë më të shtrenjta, por kushtojnë më pak për shpenizimin e rrymës. Komisioni Evropian thotë, përdorimi i lavatriçes efikase për energjinë mund të zvogëlojë faturat e rrymës deri në 50% dhe investimi fillestar paguhet për disa vjet.
Mund të mendoni “çfarë dallimi mund të bëjë një lavatriçe?”. E po ky është një efekt kumulativ. Efikasiteti i energjisë asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm se sa tani kur resurset po zvogëlohen dhe efektet e jetës njerëzore ndaj natyrës po rriten gjithnjë.
Nëse e tërë Evropa do të hiqte nga përdorimi tharëset e vjetra të rrobave, gjithsej 3.3 TWh (kjo është 3.300.000.000 kWh!) e rrymës elektrike do të kursehet deri në vitin 2020.