Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Gjërat që kurrë nuk duhet ti vendosni në tharësen tuaj 

Gjërat që kurrë nuk duhet ti vendosni në tharësen tuaj
Gjërat që kurrë nuk duhet ti vendosni në tharësen tuaj

 

 

Si pajisje, tharësja juaj është një mrekulli, duke ju dhënë rroba të thata në një pjesë të shkurtër të kohës që do të duhej të thaheshin në ajër. Mund të provoni të futni gjithçka që ka nevojë për tharje në daulle, por ka disa artikuj që nuk duhet të shkojnë asnjëherë në tharëse. Këtu është një listë e gjërave që nuk duhet të shkojnë kurrë në këtë pajisje të veçantë. 

 

 

 

Lëkurë ose lëkurë e rreme 

 

Nëse ju ka zënë shiu, mund të tentoni të futni xhaketën tuaj të lëkurës (ose të lëkurës së rreme) në tharësen e rrobave… mos e bëni këtë! Nxehtësia e thatë mund të çajë dhe të shtrembërojë formën e xhaketës. Tharja me ajër është më e mirë për këtë veshje.  

 

 

 

Mëndafshi

 

Ky material luksoz ka nevojë për kujdesje më të butë. Nxehtësia e tharëses mund të krijojë rrudha që janë pothuajse të pamundura të hiqen. Tharja me ajër në një sipërfaqe të sheshtë është më e mira për këtë material. 

 

 

 

Trikotazhet

 

Pëlhura e lehtë jo vetëm që do të ngatërrohet dhe mund të mbërthehet në tharëse, por nxehtësia do të prishë elasticitetin në getat tuaja dhe mund të shkaktojë tkurrje.  

 

 

 

Materiali kamosh

 

Një pëlhurë tjetër, ndonjëherë temperamente, si kamoshi duhet të mbahet largë nga lavatriçja gjithashtu. Gjithmonë ndiqni etiketën e kujdesit për pastrimin e rrobave nga kamoshi.  

 

 

 

(Disa) rroba të leshta  

 

Leshi mund të jetë një pëlhurë temperamentale, me disa veshje që janë të sigurta për lavatriçe dhe tharëse, dhe të tjerat janë vetëm për larje me dorë dhe tharje me ajër. Gjithmonë lexoni me kujdes etiketën e kujdesit në rrobat e leshta, pasi një rrotullim në tharëse mund të bëjë që ato të tkurren pa kthim. 

 

 

 

Gëzof dhe gëzof i rremë  

 

Pavarësisht nëse është origjinale apo jo, nxehtësia e tharëses mund të dëmtojë rrobat e gëzofta. Këto rroba më së miri është të thahen në ajër. 

 

 

 

Rrobat me aksesoare dhe rruaza

 

Rrobat me rruaza dhe aksesoare dekorative definitivisht nuk duhet të futen në tharësen e rrobave. Jo vetëm që mund të ngjiten në rrobat tjera, por rruazat dhe aksesoaret mund të dëmtohen ose të shkatërrohen nga nxehtësia.  

 

 

 

Patikat për vrapim 

 

Ndërsa është në rregull të lani mbathjet sportive në lavatriçe në temperturë të ulët, më mirë është të mos i futni në tharëse. Nxehtësia mund ti tkurrë thembrat prej gome dhe të prishë formën e tyre.  

 

 

 

Sutjenat

 

Ndërsa mund ti lani sutjenat në lavatriçe, është më mirë të mos i futni ato në tharëse. Nxehtësia e tharëses do të ndryshojë formën e sutjenave dhe do të prishë materialet elastike.  

 

 

 

Rrobat e banjos

 

Bikinet, rrobat e banjos, rrobat notuese për meshkuj më së miri është të thahen në ajër pasi që nxehtësia nga tharësja e rrobave do të prishë materialin e tyre.  

 

 

Qilimat me gomë 

 

Qilimat e banjos patjetër që kanë nevojë për pastrim të rregullt, por lëreni atë në peshqir për tu tharë. Nëse futni një qilim ose rrogoz me mbështjellës gome në tharëse, nxehtësia do të bëjë që goma të shkërmoqet ose shkrihet dhe do të bëjë një rrëmujë të vërtetë të pajisjes tuaj. 

 

 

 

Pantoflat 

 

Njësoj sikur edhe qilimat me gomë, nxehtësia nga tharësja do të dëmtojë thembrat dhe dekorimet në pantoflat tuaja të këndshme. Prandaj, nëse duhet të lahen, lërini në ajër që të thahen mirë.  

 

 

 

Çantat 

 

Edhe pse çantat kanë nevojë të pastrohen kohë pas kohe, më mire lërini të thahen në ajër. Nxehtësia nga tharësja mund të prishë formën e çantës tuaj dhe mund të shkrijë të gjitha fibrat sintentike.  

 

Sa i përket rrobave, etiketa e kujdesit në rrobat tuaja është treguesi më i mirë që të vendosni si të lani dhe të thani rrobat tuaja. Nëse po kërkoni më shumë këshilla për tharjen e rrobave, shikoni udhëzimin tonë se si të ngarkoni tharësen e rrobave.   

 

 

Rather talk to someone?