Ekzistojnë disa arsye pse tharësja e rrobave ndalon punën në gjysmë të programit. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Shikoni nëse rezervuari i ujit është plotë
Nëse tharësja e rrobave nuk është e lidhur në furnizim me ujë, do të ketë një rezervuar uji ku e derdh ujin që grumbullohet nga rrobat e lagura. Ky rezervuar duhet të zbrazet pas çdo cikli të tharjes së rrobave.
Nëse nuk e zbrazni rezervuarin e ujit, tharësja juaj e rrobave mund të ndalojë gjatë ciklit të radhës sepse rezervuari është i mbushur plotë me ujë. Nëse ndodh kjo, duhet të tërhiqni rezervuarin e ujit dhe ta zbrazni para se të rifilloni punën.
Për të zbrazur rezervuarin e ujit, tërhiqeni nga shtëpiza në anën e epërme të majtë të pajisjes. Zbrazeni ujin. Nëse nuk ka ujë në rezervuar, pastrojeni nën vrushkull uji të ngrohtë.
Kontrolloni rripin e tharëses mos është i dëmtuar
Hapeni derën dhe provoni të ktheni daullen me dorë. Nëse kthehet pa rezistencë, rripi i pajisjes tuaj mund të jetë i dëmtuar ose i thyer. Në këtë rast, kontaktoni servisin e autorizuar.
Kini parasysh ndërprerjen e rrymës
Tharësja e rrobave mund të ketë ndaluar për shkak të rrijes së tensionit ose ndonjë prishje lidhur me energjinë. Shkëputeni pajisjen nga rryma. Pritni disa minuta dhe kthejeni në rrymë përsëri. Provoni të filloni programin përsëri.
Kini parasysh problemet teknike
Nëse çdo gjë tjetër dështon, tharësja juaj mund të ketë probleme teknike. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.