Kjo nuk është e pazakonshme.
Është normale që furra juaj të prodhojë pak tym gjatë pjekjes. Ja arsyet më të shpeshta pse ndodhë kjo.
Pasojë nga procesi i prodhimit
Disa pjesë të furrës tuaj mund të mbajnë mbetje vajore ose mbrojtëse nga proceset e prodhimit. Është krejtësisht normale që furra të lëshojë pak tym gjatë përdorimit të parë, pasi që këto materiale digjen.
Grumbullimi i yndyrës
Është tipike që yndyrat dhe vajërat të pikojnë në elementin ngrohës gjatë pjekjes së ushqimit. Yndyra gjithashtu mund të avullojë nga ushqimet dhe të ngjitet në tavan ose në muret e furrës. Kur të ndizet furra herën tjetër, kjo yndyrë e mbetur do të digjet dhe do të prodhojë tym dhe një erë të fortë.
Mbetja e mjetit të pastrimit
Një arsye tjetër pse furra juaj tymon është mbetja e mjetit të pastrimit në sipërfaqen e brendshme.
Vetëpastrimi pirolitik
Shumë furra Beko kanë opsionin e vetëpastrimit pirolitik, që rrit temperaturën e brendshme të furrës deri në 500oC dhe djeg të gjitha mbeturinat dhe spërkatjet në furrë duke i bërë hi. Pas kësaj mund të fshini hirin nga fundi i furrës tuaj. Vetëpastrimi pirolitik është efektiv në të gjitha sipërfaqet dhe pjesët e furrës, duke përfshirë raftet dhe derën e përparme dhe zvogëlon nevojën për të përdorur mjete pastrimi.
Panelet katalitike
Të gjitha furrat Beko janë gjithashtu të pajisura me panele katalitike në muret e prapme dhe në muret anësore që absorbojnë yndyrën, eliminojnë nevojën për përdorimin e kimikateve abrazive në brendinë e furrës.
Nëse pastrimi nuk ndihmon dhe nëse prodhimi i tymit është shumë i fortë, fikeni pajisjen tuaj menjëherë dhe kontaktoni servisin e autorizuar.