Temperatura duhet të rregullohet në mënyrë korrekte dhe nxehtësia të shpërndahet në mënyrë të barabartë nëpër furrë në mënyrë që të arrihen rezultate të përsosura të pjekjes.
Shmangni kufizimin e qarkullimit të ajrit
Shkaktari i shpeshtë i pjekjes së pabarabartë mund të jetë qarkullimi i ajrit në furrë. Disa persona përdorin folje alumini për të parandaluar pikjen ose derdhjet brenda në furrë. Megjithkëtë, nëse e mbuloni mbajtësen e poshtme me folje, kjo do të kufizojë qarkullimin e ajrit dhe do të parandalojë furrën që të pjekë në mënyrë të barabartë. Folja e aluminit gjithashtu mund të pengojë termostatin e furrës pasi që reflekton nxehtësi, duke ia bërë furrës më të vështirë që të mbajë temperaturën brenda furrës nën kontroll.
Qarkullimi i ajrit është vendimtar kur bëhet pjekje në disa nivele. Ndiqnii rekomandimet për pjekje në rafte në manualin për përdorim për ventilim të duhur brenda furrës. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Shmangni mbingarkesën
Mbingarkesa mund të kufizojë qarkullimin e ajrit brenda furrës tuaj, që mund të shkaktojë që ajri në njërën anë të furrës të ngrohë furrën më shumë se ana tjetër. Konsultoni manualin për përdorimin e furrës për instruksione të pjekjes së disa gatimeve njëkohësisht. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Mbajeni derën e furrës të mbyllur
Nëse e hapni derën e furrës shpesh deri sa është duke u pjekur ushqimi, temperatura e brendshme do të ulet. Kjo mund të shkaktojë që koha e pjekjes të zgjatet dhe të krijohet një shtresë shumë e kaftë në siëprfaqe të ushqimit të pjekur. Mbajeni derën e furrës të mbyllur gjatë pjekjes.
Përkujdesuni që të pjekni në raftin e duhur
Në mënyrë që të arrini rezultatet më të mira,vendosni ushqimin në raftin e mesëm. Kjo do të sigurojë një shpërndarje të barabartë të nxehtësisë. Mos e ndryshoni pozicionin e raftit derisa furra është e nxehtë.
Parangrohni furrën kur është e nevojshme
Brumërat e rrahura dhe brumërat në përgjithësi kërkojnë temperaturë të lartë në fillim të procesit të pjekjes. Kjo do të ju ndihmojë të arrini një teksturë, fryrje dhe pjekje të përsosur. Ndiqni instruksionet e recetës dhe lejoni kohë për parangrohjen e furrës.
Sigurohuni që brumi i rrahur të jetë shpërndarë në mënyrë të barabartë
Brumi i rrahur duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë në kallëp ose në tepsi. Përndryshe, disa pjesë të ushqimit mund të piqen më shumë ose më pak se sa duhet.
Përdorni enë të duhura për pjekje
Enët e papërshtatshme mund të absorbojnë nxehtësinë dhe të shkaktojnë skuqjen e ushqimit. Përzgjidhni enë me sipërfaqe të shkëlqyer dhe reflektuese në mënyrë që ushqimi të skuqet më pak.
Kini parasysh kalibrimin e temperaturës
Nëse furra juaj e pjek ushqimin në mënyrë ta pabarabartë, ndoshta ka nevojë të bëhet kalibrimi i temperaturës. Nëse dyshoni që ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.
Përdorni opsionin Surf®
Shumica e furrave Beko vjen me teknologjinë e pjekjes Surf®, që ofron temperatura të barabarta të pjekjes nëpër tërë sipërfaqen e furrës. Ajri qarkullon në çdo nivel të furrës nëpërmjet vrimave në anën e mureve dhe në ventilator në murin e prapmë, duke siguruar rezultate të pjekjes profesionale çdo herë.
Përdorni opsionin e pjekjes me True Fan
Shumë furra Beko kanë një element të ngrohjes që e rrethon ventilatorin, duke siguruar shpërndarje të barabartë të nxehtësisë për rezultat të përsosur të pjekjes së barabartë. True Fan është posaçërisht i mire për pjekjen e pastave në më shumë nivele.