Ekzistojnë disa arsye pse enëlarësja shkumon. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Mos përdorni detergjent të papërshtatshëm
Detergjentet e dizajnuara për enëlarëse nuk shkumojnë. Përdorni detergjente që përdoren enkas për enëlarëse.
Mos përdorni sapun për larjen e enëve
Detergjentet për larjen e enëve me dorë nuk përmbajnë antishkumë. Nëse i keni larë enët me dorë para se t’i vendosni në enëlarëse, mund të ketë mbetur detergjent në to.
Nëse doni të hiqni ushqimin e mbetur nga enët tuaja para se t’i vendosni në enëlarëse, përdorni vetëm vrushkull uji dhe pirunj ose brusha.
Mos hidhni mjet shpëlarës në pajisje
Mjeti shpëlarës i hedhur në pajisje mund të shkaktojë shkumë brenda në vaskën e enëlarëses. Bëni kujdes që të mos derdhni mjet shpëlarës në vaskën e enëlarëses derisa jeni duke e rimbushur. Fshijeni mjetin shpëlarës me një leckë ose letër. Mbylleni mirë kapakun e rezervuarit të mjetit shpëlarës pasi ta rimbushni.