Enëlarëset janë sigurisht një ndihmë e madhe në kuzhinë, por ka ende disa keqkuptime për mënyrën e përdorimit të tyre dhe madje edhe nëse ato janë më efikase se larja e enëve me dorë! Lëreni këtë artikull të vogël të sqarojë gjithçka.
Miti #1: "Enëlarëset shpenzojnë më shumë ujë se sa larja e enëve me dorë"
Nuk është e vërtetë! Edhe enëlarëset më të mëdha do të shpenzojnë vetëm rreth 12 litra ujë për një cikël, ndërsa shumicës së lavamanëve të kuzhinës do tu duhen rreth 20-30 litra ujë për 12 vende. Sa i përket kostos, do të shpenzoni shtatë herë më shumë ujë nëse i lani enët me dorë, se sa me enëlarëse për një periudhë 10-vjeçare.
Miti #2: "Enëlarëset shpenzojnë më shumë energji se sa larja e enëve me dorë"
Përsëri, nuk është e vërtetë- posaçërisht nëse e numëroni yndyrën e bërrylit! Një enëlarëse përdor energji elektrike për të ngrohur ujin që i nevojitet, dhe meqenëse ka nevojë për më pak ujë sesa një lavaman kuzhine, do të përdorë më pak energji sesa larja e enëve me dorë.
Gjatë periudhës 10- vjeçare enëlarësja do të përdor gati gjysmën e energjisë më pak se sa larja e enëve me dorë dhe do të ju kursejë orë të tëra pune të rëndë.
Miti #3: "Duhet të para-shpëlani enët me dorë së pari"
Çfarë është kuptimi i një enëlarëseje nëse praktikisht duhet të pastroni gjithçka para se ta vendosni në enëlarëse? Epo, ju nuk e bëni. Thjesht duhet të pastroni mbeturinat e ushqimit dhe çdo pjesë të madhe të mbeturinave të ushqimit dhe të ngarkoni enëlarësen.
Nëse jeni të brengosur për tharjen e ushqimit në enëlarëse derisa ta mbushni enëlarësen gjatë një dite apo dy, vetëm startoni programin e shpëlarjes.
Miti #4: "Enët delikate të qelqit do të dëmtohen në enëlarëse"
Ndërsa gjithmonë duhet të siguroheni që enët e qelqit të janë të sigurta për larje në enëlarëse, nuk ka asnjë arsye që ato të dëmtohen. Për të shmangur mjegullimin e gotave, sigurohuni që të përdorni detergjent dhe mjete shpëlarëse me cilësi të mirë. Disa enëlarëse ofrojnë programe posaçërisht për qelqe delikate gjithashtu.
Miti #5: "Enëlarëset janë bazë për shumimin e bakterieve"
Ju duhet të bëni kujdes për pajisjen tuaj për të siguruar që është gjithmonë e pastër, por enëlarësja është shumë më higjienike se lavamani i kuzhinës. Temperaturat e larta të larjes dhe programet e caktuara të larjes nënkuptojnë se shumica e mikrobeve dhe bakterieve vriten gjatë çdo cikli. Çka mendoni, sa mikrobe dhe bakterie gjenden në sfungjer?
Miti #6: "Nuk ka rëndësi se si e ngarkoni enëlarësen tuaj"
Në të vërtetë është e rëndësishme! Gotat e qelqit, krikllat dhe filxhanët, të gjitha vendosen në rafin e epërm, ashtu si edhe pjesët e mëdha të takëmit si garuzhdet, shpatullat, etj. Tasët e vegjël gjithashtu mund të radhiten në raftin e e epërm përderisa janë të vendosura në mënyrë të pjerrtë dhe janë të ekspozuara nga krahët spërkatës. Vendosni enët ashtu që të mos “mbushen” me ujë. Rafti i poshtëm është për pjata (ato vendosen në raftin e dhëmbëzuar) dhe për enë më të mëdha si tenxhere dhe tiganë.
Miti #7: "Mbushja e plotë e enëlarëses do të lërë ca enë të ndotura"
Ndërsa sigurisht që nuk doni të mbingarkoni ndonjë pajisje shtëpiake, mbushja e enëlarëses tuaj përplot, në të vërtetë bën një pastrim më efikas. Vetëm kini parasysh se ngarkimi i enëlarëses në mënyrë të gabuar mund të parandalojë larjen e duhur të disa enëve. Sigurohuni që të gjitha sipërfaqet të jenë të ekspozuara ndaj krahëve spërkatës.