Nëse ia keni vënë syrin një enëlarëseje Beko ose e keni blerë një dhe dëshironi të dini çfarë opsionesh ka, do të dëshironi të mësoni për të gjitha programet dhe karakteristikat e saj.
Ky udhëzues i vogël do të ju prezantojë të gjitha programet dhe karakteristikat e disponueshme të enëlarësevve Beko*, prandaj do ta dini se çfarë është në gjendje të bëjë pajisja juaj e re.
*Programet dhe karakteristikat varen nga modeli. Kontrolloni specifikacionet e produktit për më shumë detaje.
Enëlarëset Beko ofrojnë një sërë programesh për lloje të ndryshme të ngarkesës. Ja një përmbledhje e këtyre programeve dhe për çfarë lloji ngarkese përdoren.
Auto
Temperatura: 40 °C -65 °C
E mirë për: Shumicën e ngarkesave
Kohëzgjatja: 110 - 173 min
Ky program përdor senzore për të përcaktuar se sa të ndotura janë enët dhe pastaj cilëson temperaturën, sasinë e ujit dhe kohën e larjes sipas nevojës.
AquaFlex®
Temperatura: -
E mirë për: Ngarkesa të përziera
Kohëzgjatja: 203 min
Ky program përdoret për ngarkesa të përziera, duke përfshirë enët e qelqit, tenxheret dhe tiganët dhe enët e plastikës. Enët delikate duhet të vendosen në raftin e sipërm, ndërsa tenxheret dhe tavat duhet të vendosen në raftin e poshtëm.
Eco
Temperatura: 50 °C
E mirë për: Ndotje mesatare
Kohëzgjatja: 245 min
Ky program zvogëlon temperaturën dhe përdorimin e ujit për pastrim më ekonomik të enëve me ndotje mesatare.
Intensive
Temperatura: 70 °C
E mirë për: Enë shumë të ndotura
Kohëzgjatja: 170 min
Ky program është i mirë për enë shumë të ndotura, të mëdha, si pjatat, tenxheret dhe tiganët.
BabyProtect®
Temperatura: 70 °C
E mire për: Enë shumë të ndotura
Kohëzgjatja: 160 (min)
Ky program përdor temperatura të larta për higjienë shtesë. Posaçërisht për enët dhe shishet e foshnjeve. Gjithashtu mund të përdoret për enë shumë të ndotura.
Quick & Shine®
Temperatura: 60 °C
E mirë për: Ngarkesa të përziera
Kohëzgjatja: 58 min
Ky program përdoret për ngarkesa me enë të përditshme të ndotura pak ose mesatarisht. Zvogëlimi i kohës së programit do të thotë që do të keni enët e pastruara më shpejtë.
GlassCare
Temperatura: 40 °C
E mirë për: Enë të qelqit
Kohëzgjatja: 120 min
Ky program është posaçërisht për pastrim të kujdesshëm të enëve të qelqit.
Mini
Temperatura: 35 °C
E mirë për: Ndotje të lehtë
Kohëzgjatja: 30 min
Ky program është i mirë për enë të ndotura lehtësisht ose të para-shpëlara.
Prewash
Temperatura: -
E mirë për: -
Kohëzgjatja: 15 min
Ky program përdoret për shpëlarjen e enëve të ngarkuara në enëlarëse para se të fillojë programi kryesor. Kjo do të heqë mbeturinat dhe do të parandalojë erërat që lirohen derisa pajisja të mbushet me enë.
InnerClean
Temperatura: -
E mirë për: -
Kohëzgjatja: 75 min
Ky është një program vetë-pastrimi që duhet të përdoret një herë në muaj ose një herë në dy muaj për të pastruar vaskën e enëlarëses. Ky program duhet të ekzekutohet kur enëlarësja është e zbrazët.