Ekzistojnë disa arsye pse nuk punon drita e aspiratorit. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni për ndërprerje të rrymës
Kontrolloni dritat dhe pajisjet tjera elektrike në shtëpi dhe shikoni nëse keni energji elektrike apo jo. Nëse ato janë duke punuar me rregull, siguresa ku është i lidhur aspiratori mund të jetë prishur. Në këtë rast, kërkoni ndihmë nga elektricisti i autorizuar për ta riparuar.
Shikoni nëse llamba është prishur ose është djegur
Llamba e aspiratorit mund të jetë prishur ose të jetë djegur. Nëse qelqi i llambës është i errët, ka të ngjarë se ajo ëshë djegur dhe duhet të ndërrohet.
Shkëputeni pajisjen nga rryma para se ta ndërroni llambën. Nëse llamba është e ngrohtë, pritni që të ftohet. Për të ndërruar llambën, shtypni ose sillni shtëpizën në drejtim të akrepave të orës, pastaj hiqeni duke e rrotulluar llambën në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Instaloni llambën e re duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Zëvendësoni llambën e vjetër me llojin e njëjtë të specifikuar në manualin për përdorimin e pajisjes ose në afërsi të llambës në aspirator.
Pozita e llambës do të dallojë sipas modelit të aspiratorit. Për më shumë informacione rreth vendndodhjes dhe ndërrimit të llambës së aspiratorit, konsultoni manualin për përdorim. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.